Pompei vendos kushte për turistët, jo më shumë se 20 mijë vizitorë në ditë

9 Nëntor 2024 | 17:26

Parku Arkeologjik i Pompeit nuk do të lejojë më shumë se 20 mijë vizitorë në dytë. Kjo masë synon të ruaj parkun nga mbipopullimi me turistë.

Parku Arkeologjik i Pompeit ka njoftuar rregulla të reja për të ulur numrin e vizitorëve. Drejtuesit e parkut thonë se do të përdoren bileta të personalizuara si pjesë e një strategjie për të mbrojtur këtë sit të trashëgimisë botërore nga mbipopullimi me turistë. Kjo masë vjen pas një vere të jashtëzakonshme, ku më shumë se katër milionë vizitorë vizituan rrënojat e famshme të qytetit të lashtë romak.

Drejtori i parkut, Gabriel Zuchtriegel, tha se vizitorët në sitin kryesor arkeologjik tani tejkalojnë mesatarisht 15,000 deri në 20,000 vizitorë çdo ditë, dhe kufizimi i ri ditor do të parandalojë që numri i vizitorëve të rritet edhe më shumë.

Prej datës 15 nëntor, biletat për të hyrë në park do të jenë të personalizuara dhe do të përfshijnë emrat e plotë të vizitorëve. Do të lëshohen maksimumi 20 mijë  bileta çdo ditë, me orare të ndryshme për sezonin e verës me fluks të lartë vizitorësh.

Menaxhimi i parkut gjithashtu po përpiqet të tërheqë më shumë turistë për të vizituar edhe sitet e tjera antike që lidhen me Pompein.

I varrosur nën hirin e vullkanit të Vezuvit që shpërtheu në vitin 79 pas Krishtit, Pompei është një nga zonat arkeologjike me të vizituara në botë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026