Jeta në Pompein e lashtë, arkeologët zbulojnë enët e përdorura nga banorët
Arkeologët në Itali kanë zbuluar detaje të reja nga jeta e banorëve të qytetit të lashtë të Pompeit.
Pjata, vazo, amfora, gota dhe objekte të tjera prej balte, të braktisura gjatë katastrofës, janë gjetur përmes gërmimeve.
Në një prej banesave të qytetit është gjetur një bufe, që ka qëndruar e pahapur për më shumë se 2 mijë vjet.
“Këtu mund të shohim bufenë me pjesën prej druri të dyerve dhe këto janë mjetet mbështetëse që mund të jenë pozicionuar kështu, për të mundësuar hapjen e saj. Brenda bufesë ka pasur rafte dhe ajo që shohim është një prej tyre që ka rënë kur shpërtheu vullkani. Brenda gjejmë objekte prej xhami si këto shishe, por edhe qeramike si këto vazo që po zbulohen gradualisht”, u shpreh Gabriel Zuchtriegel, drejtor i parkut arkeologjik të Pompeit.
Bëhet fjalë për zbulimin e fundit në Pompei, konkretisht në zonën veriore të njohur si Rajoni i Pestë, një ndër kryesorët e qytetit të lashtë, ku gërmimet kanë nisur që në 2018-n, në kuadër të një nisme kërkimesh përgjatë perimetrit të parkut, të quajtur “Projekti i Pompeit të Madh”.
LEXONI GJITHASHTU
Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme