Poriteri i Interit Martinez, godet për vdekje një 81-vjeçar në Fenegro

28 Tetor 2025 | 12:52

Rreth orës 9:40 të mëngjesit të kësaj të marte, një burrë 81-vjeçar, i cili po lëvizte me një karrocë elektrike me rrota, u godit për vdekje nga makina që drejtohej nga portieri i dytë i Interit, Josep Martinez, i cili po shkonte në ‘Appiano Gentile’ për stërvitje.

Tragjedia ndodhi mëngjesin e kësaj të marte në Fenegro, në provincën e Comos.

Sipas informacioneve, i moshuari në karrocë mund të ketë ndryshuar drejtim në mënyrë të papritur duke i prerë rrugën automjetit të drejtuar nga futbollistit zikaltër.

Ndërkohë, Martinez i padëmtuar, ndaloi menjëherë për të ofruar ndihmën e parë.

Rrugët u mbyllën përkohësisht për të lejuar operacionet e shpëtimit, por i moshuari e gjeti vdekjen në vend. Sakaq, një furgon i Interit, që mbante anëtarë të tjerë të ekipit, mbërriti gjithashtu në vendngjarje.

Pas këtij aksidenti, Interi ka vendosur të anulojë konferencën për shtyp të trajnerit Chivu të planifikuar për sot. Ndërkohë, Martinez nuk do të jetë në stol nesër në mbrëmje për ndeshjen kundër Fiorentinës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026