Porta ishte e hapur, dinamika e atentatit në Larushk: Në banesë u futën 3 autorët
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në Larushk.
4 persona dyshohet se kanë qenë autorët e ekzekutimit të ish-policit të burgjeve, Gentjan Bejtja.
Me automjetin tip ‘Land Rover’ fuoristradë ngjyrë e bardhë ata kanë ardhur nga zona e Fushë-Krujës në drejtim të fshatit Larushk.
Rreth orës 16:20 minuta autorët janë futur në rrugicën ku ndodhet banesa e Gentjan Bejtjës.
Mjetin e kanë afruar deri në afërsi të portës kryesore dhe dyshohet se 3 persona të maskuar dhe me veshje të zeza kanë zbritur nga makina, ndërsa personi tjetër i ka pritur në makinë.
Porta kryesore ka qenë e hapur dhe një gjë e tillë i ka ndihmuar autorët të futen direkt në oborr.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur rreth 50 gëzhoja kallashnikovi.
Objektivi ka qenë në pjesën e pasme të shtëpisë kur është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të 43-vjeçarit kanë lëvizur në drejtim të fshatit Hasan vetëm pak metra vendit të ngjarjes dhe kanë djegur makinën.
Dyshohet se janë pritur nga një tjetër mjet i cili i ka larguar nga zona.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjendet vajza e vogël e cila humbi mes turmës së protestuesve në Tiranë
Të shtunën dy protesta, qytetarët njoftojnë tubim në Vlorë dhe Tiranë! Zbulohen oraret
Rama: Projekti për Zvërnecin nuk është ide e re, është deklaruar që gjatë fushatës
- 19:36 Aktori James Handy vritet me thikë në Los Angeles, arrestohet djali i partneres së tij
- 19:12 Tjetërsimi i pronave, Rama zbulon skandalin në jug të Shqipërisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
- 19:11 Gjendet vajza e vogël e cila humbi mes turmës së protestuesve në Tiranë
- 19:06 Revolucioni i Flamingove, pankartat e protestuesve në Bulevard ditën e gjashtë
- 18:56 Të shtunën dy protesta, qytetarët njoftojnë tubim në Vlorë dhe Tiranë! Zbulohen oraret
- 18:53 Del dhe Korça në protestë, qytetarë të shumtë mblidhen në bulevard