Porti i Durrësit shkon në Arbitrazh, gazetari: Kompanitë as nuk u lajmëruan

11 Prill 2023 | 15:56

Një kompani gjermane ka paditur në Gjykatën e Arbitrazhit qeverinë shqiptare për një mosmarrëveshje që lidhet me koncesionin e Portit të Durrësit.

Akuza është ngritur nga kompania gjermane EMS Shipping & Trading, e cila ka regjistruar çështjen më 7 prill në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, për mosmarrëveshje sa i takon koncesionit, duke iu ankuar se ndërtimi i këtij porti cënon aktivitetin që ata kanë në këtë sektor.

Gazetari Erl Murati i ftuar në Euronews Albania tha se është deri diku normale pasi duke qenë se vendimi për ndërtimin i portit është bërë pa lajmërim, kompanitë që kanë kontratë afatgjatë për të operuar në Portin e Durrësit janë ndier të shqetësuara.

“Të shkosh në gjykatë ndërkombëtare, pra në Arbitrazh është deri diku një gjë normale. Nuk është problematik se ne shkojmë në arbitrazh. Për sa i përket Portit të Durrësit ka pasur një publik, jo vetëm nga zoti Berisha dhe Meta për shumë arsye, i pari sepse është port kombëtar i Shqipërisë e duke qenë se ne jemi vend anëtar i NATO-s mund të ketë implikime.

Është paralajmëruar se duke qenë se kjo po bëhet në një mënyrë pa u lajmëruar më parë, sigurisht që mund të ketë një lloj shqetësimi nga ana e kompanive ndërkombëtare që kanë nënshkruara kontrata afatgjatë për të operuar në portin e Durrësit”,-tha gazetari Erl Murati.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026