Porto Palermo në syrin e turistëve, historia dhe natyra tërheqin vizitorët
Kalaja në formë trekëndore buzë detit në Porto Palermo, është një nga destinacionet turistike të preferuara.
Kalaja e Ali Pashës ka arkitekturë të veçantë dhe vjen e mirë-ruajtur , në kohet e sotme, për ta treguar historinë e saj përmes dhomave dhe ambienteve të tjera.
“Më pëlqeu shumë kështjella shumë e bukur me një peizazh te mrekullueshëm dhe ishte shumë interesante vizita jonë për të Para se te niseshim nga Italia pamë disa guida për vendet më interesante për të vizituar dhe Porto Palermo ishte një ndër to,” – u shpreh një turiste italiane.
“Jam nga Hollanda dhe po vizitoj Shqipërinë për 9 ditë, sot vizitova Porto Palermon dhe kalanë dhe ishte mbreslënëse, vërtet fantastike. Nuk kisha dëgjuar dhe as lexuar më parë për të, e pash ne Google Maps dhe vendosa ta vizitoj, do ta rekomandoja edhe për pushuesit e tjerë këtë vend,” – tha një djalë.
Kalaja është një dhuratë nga Ali Pasha, për të dashurën e tij të preferuar Vasiliqinë. Historia e dashurisë dhe diferenca e tyre në moshë tërheq më së shumti vizitorët e huaj.
“Kështjella ishte impresionuese dhe e bukur për nga historia pas saj, e cila qe ndërtuar për t’i bere ballë sulmeve dhe historia e dashurisë që ka pasi ai e ndërtoi për gruan e tij, Vasiliqinë,” – u shpreh një djalë.
“Edhe mua më pëlqeu shumë, ishte shumë interesante mënyra se si e kishin projektuar në atë kohë dhe që i ka rezistuar të gjithë këtyre viteve. Le të themi se mu duk impresionuese fakti që gruaja e tij ishte 17 vjeç dhe ai 74, por mu duk interesante të shohësh kultura të ndryshme dhe sesi është Shqipëria,” – tha një vajzë.
Kalaja e dashurisë vizitohet mesatarisht nga 150 turistë ditor, kryesisht italianë.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin