Portugalia triumfon 4-0 ndaj Shqipërisë në ndeshjen hapëse të Euro U-17
Kampionati Europian Shqipëri U-17 ka startuar të hënën me ndeshjen hapëse Shqipëri-Portugali, të luajtur në stadiumin “Arena Kombëtare”, sfidë që përfundoi me rezultatin 0-4 në favor të portugezëve.
Ndeshjes i parapriu një ceremoni e organizuar në detaje nga FSHF, me numra artistikë dhe motive tradicionale shqiptare, ndërkohë që të pranishëm në stadium ishin 8662 tifozë.
Trajneri i Shqipërisë U-17, Andrea Tedesco, e nisi ndeshjen me këtë formacion: Huli; Kurti, Gecaj, Llana, Nuhaj, Gjoka, Sylejmani, Ferati, Vukaj, Ramku, Kulla.
Kuqezinjtë e nisën mirë ndeshjen duke luajtur si të barabartë në lojë dhe në zotërimin e topit. Gjithsesi, në minutën e 36-të Portugalia kaloi në avantazh me golin e shënuar nga Rafael Quintas, i cili u tregua i saktë me kokë në zonë pas një krosimi nga e djathta.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e luzitanëve, ndërsa në pjesën e dytë Shqipëria u përpoq vazhdimisht të thyente mbrojtjen e hekurt të Portugalisë. Në minutën e 66-të, miqtë fituan një 11-metërsh pas një kontakti në zonë dhe nga pika e bardhë tregohet i saktë Mide, i cili arrin të mposhtë Hulin.
Trajneri Tedesco kryen disa zëvendësime duke freskuar skuadrën, me kuqezinjtë që përpiqen vazhdimisht të gjejnë rrugën e rrjetës, po pa sukses.
Në minutën e 81-të, Portugalia arrin të shënojë edhe golin e tretë me anë të Manuel, ndërkohë që në minutën e 92-të, Soares shënon edhe golin që siguroi fitore 4-0 të Portugalisë.
Ndërkohë që Franca regjistroi fitoren e parë në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, pasi mposhti Gjermaninë në “Elbasan Arena” me rezultatin 3-0.
“Gjelat” zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe shënuan dy gola të shpejtë që në pjesën e parë me Ilyas Azizi dhe Djylian Nguessan.
Fitoren e vulosi Christ Batola në fraksionin e dytë, pasi realizoi golin e tretë.

Ndeshjet e dyta në Grupin A të Kampionatit Europian U-17 do të luhen më 22 maj.
Në “Elbasan Arena” Shqipëria do të përballet me Gjermaninë në orën 18:00. Po atë ditë, në “Arenën Kombëtare”, Franca do të luajë ndaj Portugalisë në orën 20:30.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)