Posedonte pistoletë në formën e stilolapsit, arrestohet 32-vjeçari në Korçë
Policia e Korçës këtë të martë ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi i është konstatuar një armë pa leje në formën e një stilolapsit, me fishekë.
Sipas raportimve nga policia, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Xh., të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një send i dyshuar si pistoletë me fishekë, i ngjashëm me stilolapsin, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, strukturat e DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, organizuan punën dhe lokalizuan shtetasin e dyshuar, në një lokal në fshatin Podgorie, Maliq.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin E. Xh., 32 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Sezoni veror, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda deri më 15 shtator
Rama: A është Evropa gati për momentin e saj të ardhshëm të Helmut Kohl?
Raporti i PE, reagon Bardhi: Rama të dëgjojë zërin e eurodeputetëve
- 18:44 Grabitje si nëpër filma në Britani, autorët shkulin me vinç bankomatin dhe arratisen (VIDEO)
- 18:37 Nuk arriti të shihte debutimin e të birit në Kupën e Botës, nëna e Vozinha-s merr vizë për të hyrë në SHBA
- 18:33 Sezoni veror, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda deri më 15 shtator
- 18:28 Sauditët kërkojnë miratimin e BE-së për marrëveshjen prej 55 miliardë dollarësh të EA-së
- 18:26 Trump: SHBA mund të kishte vazhduar luftën me Iranin edhe për dy vite
- 18:21 Dokumenti final! Parlamenti Europian zbardh rezolutën e plotë për Shqipërinë, nga zonat e mbrojtura tek sundimi i ligjit