Posta Shqiptare | 110 vite pasion, traditë dhe zhvillim

16 Dhjetor 2022 | 11:27

Mes pasionit, profesionit apo edhe kërkimeve të panumërta për të grumbulluar dhe ruajtur pulla postare, nuk qëndron një apo disa koleksionistë. Qëndron Posta Shqiptare, me historinë e saj 110-vjeçare, që në të vërtetë është historia e një mbarë kombi: Dikur mes luftrash për tërësi territoriale dhe pavarësi, sot nën ritmin e rritjes ekonomike, shoqërore e kulturore, nën dëshirën për të zotëruar të shkuarën, pa harruar të tashmen.

Posta Shqiptare është e para korporatë shqiptare, e krijuar më 5 dhjetor 1912, vetëm disa ditë pas Shpalljes së Pavarësisë. Shumëçka ka ndryshuar në 110 vite, duke nisur nga krijimi i 533 zyrave postare në të gjithë Shqipërinë dhe angazhimi i 2500 punonjësve, për t’u ndalur në cilësinë maksimale të shërbimeve postare e financiare në vend; në performancën që gjykohet nga vetë taksapaguesit shqiptarë, pikërisht në sajë të besnikërisë së tyre.

Në dekadat e fundit, teknologjia ka arritur të prekë pothuajse çdo industri, rrjedhimisht edhe ndërveprimin e shoqërisë. Të ndërgjegjshëm për këtë panoramikë, çdo herë e më tepër të ndryshueshme, Posta Shqiptare rendit në vazhdën e sukseseve procesin e transformimit të shërbimeve dhe produkteve të saj drejt digjitalizimit; aksesin në platforma online dhe integrimin e formateve digjitale. Sepse një aset i çmuar i trashëgimisë kulturore shqiptare nuk janë vetëm pullat postare.

Ndryshimet nuk janë të pakta dhe as të një rëndësie të ulët dhe kjo s’nënkupton veçse konsolidimin e vazhdueshëm të pozicionit dhe reputacionit të kompanisë në tregun e shërbimeve, duke mos dalluar aspak për nga standardi me postat homologe të rajonit e më gjerë.

110 vite traditë, për t’i paraprirë risive dhe sfidave të njëpasnjëshme në komunitet, shoqëri e më gjerë. 110 vite qëndrueshmëri për një vizion të palëkundur.

Kjo është Posta Shqiptare! E shpejtë, e sigurt, kudo!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës

Këto janë pamjet e siguruara nga Euronews, të furgonit të linjës Tiranë-Berat dhe anasjelltas që u aksidentua këtë të martë në autostradën Tiranë–Durrës, ku si...
15:59 | 30/06/2026

Aksident tragjik me dy të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon...
15:15 | 30/06/2026

“Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale atë që ai e paraqet si një bisedë të pretenduar në një grup WhatsApp të organizatorëve të...
15:09 | 30/06/2026