PPE thirrje qeverisë shqiptare: Tejkaloni krizën kushtetuese dhe politike në vend

8 Dhjetor 2020 | 07:36

Partia Popullore Europiane ka miratuar një rezolutë, e cila i bën thirrje qeverisë shqiptare të bëjë çdo përpjekje për të tejkaluar krizën e thellë kushtetuese dhe politike në vend.

Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, një vend të veçantë zuri dhe klima e rënduar politike në Shqipëri, e diktuar nga ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor, të cilat prishën dhe marrëveshjen e arritur me mbështetjen e partnerëve europianë dhe amerikanë.

këtë asamble u miratua dhe një rezolutë për Shqipërinë, e cila i bën thirrje qeverisë të bëjë çdo përpjekje për të tejkaluar krizën e thellë kushtetuese dhe politike në vend. Asambleja shpreh mbështetjen për Partinë Demokratike në përpjekjet e saj për të gjetur zgjidhje për shqetësimet e saj legjitime dhe për të mbështetur aspiratat europiane të qytetarëve shqiptarë.

Partia Popullore Europiane vlerëson si jetike rëndësinë e zgjedhjeve të lira në përparimin në procesin e integrimit dhe vlerëson dakordësinë e 5-Qershorit, ndërsa dënon shkeljen e saj nga qeveria me ndryshime ligjore të njëanshme.

rezolutë behet thirrje të dënohen zyrtarët e partisë në pushtet të përfshirë në krime zgjedhore referuar dosjeve të Prokurorisë nr. 184 dhe 339 dhe e konsideron të papranueshëm bllokimin e drejtësisë dhe pandëshkueshmërinë.

Në këtë kontekst, rezoluta kërkon fuqimisht luftimin e pastrimit të parave të investuara në projektet e ndërtimit. Për Asamblenë politike të PPE-së, funksionimi normal i Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe institucioneve të tjera të drejtësisë është i domosdoshëm dhe urgjent, Gjithashtu, rezoluta adreson shqetësimin e Bashkimit Europian sa i përket Ligjit për Median të Dhjetorit 2019 dhe mosveprimit të qeverisë dhe Kuvendit pas opinionit përkatës të Komisionit të Venecias.

Lexoni gjithashtu:

PPE rezolutë për Shqipërinë, Basha kërkon ndihmën e BE-së për COVID-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026