PR mbështet Bardh Spahinë në Shkodër, Mediu: E majta po shkatërron familjen

21 Prill 2023 | 12:52

Partia Republikane zhvilloi takimin elektoral në Shkodër, ku mori pjesë dhe kryetari i Bashkisë Bardh Spahia.

Këshilltarët e Partisë Republikane shprehën mbështetjen e tyre për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Vetë Spahia duke vlerësuar mblshtetjen e Partisë Republikane dhe aleancën ndërmjet PR dhe PD ndër vite theksoj se Shkodra nuk i është dorëzuar dhe nuk i dorëzohet dhunës së pushtetit të Edi Ramës. Shkodra jonë tha ai nuk mund të thyhet apo blihet dhe të kthehet në një patericë të qeverisë.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, që në fillim uroi shkodranët për festën e Fitër Bajramit dhe theksoi rolin e rëndësishëm që ka besimi në Zot, jo vetëm në jetën tonë personale, por dhe në bindjet dhe sjelljen tonë politike.

Ai theksoi se e majta po shkatërron familjen, nuk na njeh si nënë e babë, por si numra. Nuk na njeh si kombe, por si njerëz pa atdhe dhe pa fe.

“Për ta nuk ka histori, tradita. Patriotizmi dhe shqiptarizmi, këto virtyte që mbajnë çdo komb, janë atavizëm i botës së tyre moderne. Të flasësh për Shqipëri, Kosovë e komb shqiptar është nacionanalizëm, të flasësh për miqësinë me Vuçiçin është europianizëm.

Pyetja është çfarë duhet bërë??

Së pari të kuptojmë se pa liri, pa pronë dhe pa besim nuk ka jetë. Ne duhet të thyejmë tabutë duke parë si zot politikën dhe politikanët. Mbi ne ka është vetëm Zoti.

Le ta deklarojmë sa më fortë e ta bëjmë pjesë të jetës dhe qëndrimit të çdo shqiptari se: “Të gjithë kemi lindur të barabartë dhe Zoti na ka veshur me të drejta të patjetërsueshme, si; Liria, Jeta dhe ndërtimi i lumturisë”.

E kaluara e varfërisë, e shtetit monist, administratës politike, kohës kur partia ishte Zot mbi Zot, ku kundërshtarët persekutoheshin, nuk është një e kaluar e largët. Për fatin e keq çdo ditë po rikthehet dhe kërkon të bëhet përsëri dominante në jetën tonë.

Pluralizmi politik është zëvendesuar me pazarin politik. Diferenca e ideve është zëvendësuar me sharjen dhe fyerjen. Qeverisja është zëvendësuar me klanet dhe korrupsionin. Jeta është bërë pa vlerë, droga dhe krimi zotërojnë rrugët, sheshet dhe janë të lidhura me shtetin.

Është koha për t’a bërë qeverinë të funksionojë, të punojë me ne, jo të jetë mbi ne, për të na qëndruar në krah, jo për të na hipur mbi shpinë.  Qeveria mund dhe duhet të ofrojë mundësi, jo t’I mbysë ato.

Është koha që ne të vlerësojmë se edhe pse jemi një komb i vogël, kemi vlera shumë të mëdha dhe nuk duhet të kufizojmë veten në ëndrra të vogla”, tha Mediu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026