Në grevë për kryerjen e analizave toksikologjike, pranohet kërkesa e Panos Ruçit
Prokuroria e Larisës ka marrë vendimin dhe ka miratuar kërkesën për zhvarrimin dhe kryerjen e analizave toksikologjike të trupit të Denis Ruçit, djalit të Panos Ruçit, viktimës së tragjedisë së Tempit në Greqi.
Babai i Denisit zhvilloi një grevë urie në Syntagma për të 22-ën ditë ku gjatë kësaj kohe kërkoi që djali i tij të zhvarroset dhe të marrë përgjigjen e saktë për shkaqet e vdekjes së djalit të tij.
Fillimisht, u dha leja për zhvarrimin dhe analizat e ADN-së për të identifikuar trupin. Ky vendim nuk e kënaqi babain e Denisit i cili vazhdoi grevën e urisë. Tani, Prokuroria e Shkallës së Parë e Larisës ka dhënë “dritën jeshile” për kryerjen e analizave toksikologjike mbi trupin e Ruçit.
Akuzat lidhur me aksidentin tragjik lidhen me dyshimet se në tren ka patur lëndë të papërshtatshme që po transportoheshin. Nëse hetimet e vertëtojnë këtë akuzë atëherë do sillte rrëzimin e qeverisë greke. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është shprehur para një viti se nuk ka patur asnjë lëndë të papërshtatshme në trena ndërsa para një jave ndërroi deklaratë duke thënë se do të presë hetimin.
Kujtojmë që tragjedia e Tempit ndodhi më 28 shkurt 2023 në Greqi, kur dy trena përplasën për shkak të një gabimi teknik dhe njerëzor në një seksion hekurudhor të ngushtë. Përplasja shkaktoi vdekjen e 57 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, duke qenë një nga aksidentet hekurudhore më të rënda në historinë e vendit.
Tragjedia tronditi opinionin publik dhe nxiti hetime të thella mbi sigurinë në infrastrukturën hekurudhore dhe menaxhimin e emergjencave.
Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta