Preç Zogaj: Nevojitet revolucion kulturor për të rrëzuar kultin e liderit
Rrëzimi i kultit të liderit në Shqipëri është shumë i vështirë dhe ky fenomen nuk do të largohet as pas shumë vitesh. Kështu u shpreh në emisionin “Now” në Euronews Albania, publicisti Preç Zogaj.
Zogaj tha se nevojitet një revolucion politik dhe kulturor, në mënyrë që të ndryshojnë raportet e shoqërisë me udhëheqësit.
“Ne jemi mësuar që ai që drejton është i pagabueshëm, është vetë perëndia, qëndrimet tona i vendosen humorit të tij”, u shpreh Zogaj.
Ai tha se edhe përpara periudhës së komunizmit, që shënon kulmin e kultit të liderit sipas studiuesit, në vend ka pasur shenja të këtij fenomeni me të gjithë ata që ishin prijës të një komuniteti të caktuar.
“Unë nuk jam kundër hierarkive, nuk jam për anarkinë. Unë jam për hierarkinë, por nga ana tjetër jam kundër asaj që ai cilësohet si perëndia”, tha Preç Zogaj.
Preç Zogaj theksoi se trajtimi i liderëve si të pagabueshëm, e prish marrëdhënien mes tyre dhe shoqërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 14:00 3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik
- 13:50 Kryenegociatori i Iranit: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm
- 13:43 Britania vendos sanksione ndaj 7 rusëve dhe 2 instituteve kërkimore: Zhvilluan armë kimike të përdorura për vrasjen e Navalny
- 13:20 Pallati i Buckinghamit mohon se Princi Harry do të qëndrojë në rezidencën mbretërore gjatë vizitës në Britani
- 13:11 “U përpoqa,” Neymar pas humbjes ndaj Norvegjisë njofton mbylljen e karrierës me Brazilin
- 12:54 Eliminimi nga Kupa e Botës, Carlos Queiroz jep dorëheqjen nga posti i trajnerit të Ganës