Preç Zogaj përjashton mundësinë e një përçarjeje fatale të PD

8 Dhjetor 2021 | 22:05

Për Preç Zogaj, Partia Demokratike nuk do të “tretet” dhe do të kthehet në pushtet duke përjashtuar kështu një përçarje fatale.

Zogaj tha se PD ka pasur gjithmonë përçarje, por jo të kësaj natyre siç po ndodh aktualisht mes Bashës dhe Berishës.

Ish-themeluesi i PD e ndan debatin për humbjen e tretë në zgjedhje me debatin për pezullimin e Berishës dhe shpalljen e tij ‘non grata’.

“Kjo që po ndodh sot lidhet me atë që ka ndodhur më 9 shtator, Basha pezulloi Berishën dhe ky i fundit ka nisur një lëvizje që në thelb është lëvizje për ta shkarkuar në shenjë hakmarrjeje”, tha Zogaj.

Dy Kuvendet e PD të paralajmëruara më 11 dhe 18 dhjetor, sipas tij nuk kanë asnjë pikë të përbashkët.

Sipas tij “Basha e ka marrë atë masë kur SHBA ia kërkoi me ngulm, imagjino ta kishin marrë pa presion” se sa i madh do të ishte reagimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026