Prej 2 vitesh jeton në çadër, Shpresa Guci tregon vështirësitë pas tërmetit
Shpresa Guci bashkë me familjen e saj kërkojnë një shtëpi, pasi banesa e mëparshme e tyre u dëmtua nga tërmeti.
Të dyja të këto vajza të vogla janë mbesat e Shpresa Gucit nga Rrashbulli i Durrësit, një prej mijëra familjeve të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
Megi bashkë me nënën e saj janë larguar jashtë vendit, ndërsa Samanta prej dy vitesh jeton herë në këtë çadër dhe herë në këtë kontejner.
E vizituam fillimisht Shpresa Guxcin një vit më parë, por fatkeqësisht shohim se situata për të thuajse nuk ka ndryshuar.
Bashkë me vajzën dhe mbesën e saj nuk jetojnë më në çadër, ku kaluan rreth një vit, por në këtë kontejner, dhuratë nga Kisha Katolike. Shpresa nuk është vetëm e pastrehë. Mjaft të vështirë e ka dhe sigurimin e jetesës
“Jetoj me ndihmë ekonomike, 39 mijë lekë të vjetra”, tregoi ajo.
Nëntorin e kaluar ndërsa Euronews Albania ishte në çadrën e saj, Shpresa na tregoi peripecitë e saj për t’u pajisur me dokumentacionin e duhur për të përfituar nga programet e rindërtimit
“Erdhën NA thanë banesave e pabanueshme. Pastaj më thanë DS2. Do aplikoni prapë më tha administratori, aplikova prapë”, tregoi ajo.
Sot shtëpia e saj ende nuk ka nisur të rindërtohet, ndërsa Shpresa tregon se bonusi i qirasë nuk ishte zgjidhje që funksionoi për të.
“U bë 4 muaj që skam marrë bonus”, tregon ajo.
Ajo kthehet herë pas here në shtëpinë që pret t’i rindërtohet dhe ndërmend sjell atë që përjetoi natën e 26 nëntorit.
“Ka qenë e tmerrshme, çfarë binte jashtë binte brenda. Dy javë kam fjetur në rrugë”, tregoi ajo.
E mësuar me vuajtjet me të cilat e ka përballur deri tani jeta, Shpresa duket se nuk ka me shumë shpresë se situate e saj do të përmirësohet por lutet për një të ardhme më të mirë për mbesën e saj.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush