Prej 4 ditësh vatra të shumta zjarri kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me bimësi të ulët në fshatin Katund të njësisë administrative Vithkuq.
Burime pranë shërbimit zjarrfikës bëjnë të ditur se ditën e sotme zjarri ka hyrë edhe në pyllin me pisha në malin Imshë të fshatit Katund.
Gjatë gjithë këtyre ditëve kanë qenë të angazhuar forca të shërbimit pyjor por edhe ato të njësisë administrative Vithkuq, ndërsa ditën në ndihmë të tyre kanë shkuar dhe forca të shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Korçës të cilët janë duke punuar për izolimin e flakëve të zjarrit.
Po ashtu ditën e sotme në ndihmë kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë, për shkak të zgjerimit të vatrave të zjarrit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Situata problematike në Lezhë, Ministria e Mbrotjes jep të dhëna për zjarret në vend
- Situata e zjarreve në vend: Shuhen 22 vatra në fundjavë, 5 ende aktive