Prej tre vitesh studente në Greqi: U largova pas protestave
Danjela Lura, studente për shkenca kompjuterike në Greqi tregoi se është larguar nga Shqipëria gjatë periudhës së protestave.
Sipas saj, tubimi i atëhershëm për problematikat e arsimit të lartë nxori në pah defektet e programeve mësimore dhe mësimdhënies në vetvete.
“U evidentua prezenca e korrupsionit në arsimit e lartë, që më bëri të vlerësoj programet në Shqipëri, lëndët që ofroheshin, dëshmitë e studentëve paraardhës dhe pasi bëra këtë lloj analize unë dola në konkluzionin që ndoshta do të ishte më mirë të shikoja për programe jashtë Shqipërisë,” – u shpreh ajo.
Danjela tregoi për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se Greqia ishte vendi ideal për të marrë një arsim cilësor me kosto të përballueshme. Sipas saj realiteti në Greqi është shumë i ngjashëm me atë në Shqipëri, por universiteti ku fitoi gjithashtu një bursë ishte i njohur nga institucionet amerikane dhe evropiane.
“Një përqindje shumë e lartë e studentëve në universitetin ku unë studioj janë shqiptar dhe kam vënë re se arsyet e tyre të largimit janë të ngjashme me të miat,” – u shpreh Danjela.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik