Prek me fjalët e moshuara: Jeta në fshat është e bukur, por nuk ka më njerëz

22 Mars 2025 | 19:30

Emisioni Real People ishte këtë të shtunë në fshatin Vashaj, afër Peqinit, ku personazh i kësaj jave ishte zonja Hamide.

Ajo rrëfeu me emocion jetën e saj në fshat ndërsa tha se për momentin jetonte e vetme pasi dy djemt e saj i ka në emigracion kurse burri i ka vdekur.

Ajo është 68 vjeçare dhe ka 49 vjet që jeton në këtë fshat. Sipas saj, jeta në fshat është e bukur, por ka një problem të madh: mungesën e njerëzve.

“Jeta në fshat është bukur, por nuk ka shumë njerëz,” thotë ajo me një ndjesi nostalgjie për jetën që ka kaluar këtu. Burri i saj ka tre vjet që ka vdekur, duke humbur jetën në moshën 71 vjeçare nga një trombozë. “U mërzita shumë, nuk e harroj atë ditë. Ishte shoku i jetës sime,” shton ajo me një shpërthim ndjenje të thellë.

Zonja Hamide flet gjithashtu për kushtet e saj financiare. “Pensioni im është 97 mijë lekë të vjetra. Paguaj dritat, ujin, internetin dhe detyrimet ndaj shtetit në Peqin. Po jetoj vetëm për momentin, pasi djemtë nuk janë këtu”, thotë ajo, ndërsa thekson se një nga djemt e sa jeton në Itali dhe komunikon me të vetëm përmes internetit. “Pse mos ta kisha djalin këtu? Ai ka bërë 17 vjet shkollë,” shton ajo me krenari për të birin.

“Unë jam martuar në moshën 18-vjeçare dhe fëmijët janë pema e jetës. Kam 4 fëmijë dhe djalin e parë e linda kur isha 20 vjeçe, ndërsa fëmijët i kam përkëdhelur të gjithë”, thotë ajo.

Një nga shqetësimet më të mëdha të zonjës Hamide është legalizimi i shtëpisë. Ajo thotë se shtëpia është legalizuar, por ende nuk ka marrë letrat përfundimtare për shkak të procesit që burri i saj ishte duke ndjekur dhe që mbeti në mes pas vdekjes së tij. Po ashtu, ajo ka probleme edhe me dokumentat e tokës, që i kanë krijuar vështirësi, përfshirë me një komshi dhe thotë se kanë ngelur disa pjesë të tokës të pa regjistruara.

Zonja Hamide gjithashtu shprehet se ajo ka votuar gjithmonë pa e ndryshuar preferencën e saj: “Votoj gjithmonë dhe besoj se çdo njeri ka të drejtën e tij të votojë. Nuk e ndryshoj votën time dhe as burri asnjeri nuk më ka imponuar ndonjë zgjedhje ose preferencë” thotë ajo.

Duke reflektuar mbi jetën e saj të thjeshtë ajo përfundon; “Njeriu nuk ngopet kurrë me jetë dhe me lekë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026

Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhageni, është shpallur për të dytin vit radhazi qyteti më i jetueshëm në botë, sipas Indeksit Global të Jetëshmërisë 2026 të Njësisë...
18:06 | 25/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026

Belshi, “Toskana e vogël” që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë: Mikpritja dhe gatimet na lanë pa fjalë

“E konsideruar si ‘Toskana e vogël’ e Shqipërisë, Belshi vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj. Me peizazhet e veçanta...
16:41 | 20/07/2026