Personazhi i radhës në “Real People” ishte Anisa Selenica, shqiptarja nga Amerika që e do shumë Shqipërinë. Ajo tregon se ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Në një rrëfim, ajo ka treguar mbi jetën e saj dhe qëllimin pse ka ardhur këtu.
Gjatë intervistës, Anisa shprehu se merret me filma dhe dokumentare, kjo dhe një nga arsyet që e kanë nxitur atë të vijë në Shqipëri, një dokumentar për jetën dhe familjen e saj.
“Kam kushërirat të cilat jetojnë këtu në Tiranë. Kam ardhur për të bërë një film me dokumentar për historinë e familjes time dhe për vuajtjet në kohën e komunizmit. Në universitet kam mësuar se si të bëhet një film dhe interesimi im është për dokumentarët, lajmet.
Unë kam lindur në Chikago. Mami është nga Berati ndërsa babi ka lindur në Francë. Në kohën e komunizmit babi ka ardhur ka takuar mamin dhe janë martuar. Më pas mami erdhi në Chikago. Kam tre motra: Drita, Elona dhe Parisi. Neve na kanë rritur nëna nga mami dhe nëna nga babi. Na tregonin hsitori se çfarë ndodhte këtu në Shqipëri dhe u çudita, më pas fillova të bëja disa kërkime të familjes”, rrefeu 26-vjeçarja.
Ndërkaq, Anisa ka theksuar se teksa takon amerikanë në jetën që bën në Chikago, me një krenari ajo gjithmon e tregon se vjen nga Shqipëria dhe ndan biseda me të huajt për ngjarjet e komunizmit, të huaj të cilët mbesin të habitur.
“Kur takoj amerikanët për herë të parë ua shpjegoj që jam shqiptare dhe u tregoj lidhur me historitë e gjyshërve të mi dhe ata çuditën për ngjarjet që u tregoj për në kohën e komunizmit dhe preken, qajnë. Amerikanët nuk kanë kaluar gjëra të tilla dhe nuk e dinë si kanë vuajtur njerëzit në komunizëm.
Prandaj jam këtu për të treguar një histori, t’u jap njerëzve një zë duke treguar historinë e komunizmit nëpërmjet historisë së familjes time që të kuptohet si ishte ajo periudhë në Shqipëri”, tha Anisa.
Më tej ajo ka treguar për punën dhe jetën e saj në Amerikë. Si një vajzë ambicioze, ajo tha se për të provuar një eksperiencë ndryshe dhe të re, ka punuar me dy artistë të njohur si Jennifer Anistonn dhe Reese Witherspoon.
“Unë punoj dy punë, në një program lokal tek ABC7, pra me lajmet. Kam gjetur një mbështetje në Amerikë në punën që bëj. Puna në media atje është shumë e shpejtë, shumë programacione. Nga ana tjetër jam profesore, pra jap mësime për kamera dhe film. Njerëzit në Amerikë më kanë ndihmuar shumë të arrij këtu ku jam sepse ka qenë e vështirë pasi në Amerikë vetëm punohet gjithë kohës.
Kemi jetuar gjithmonë në Chikago. Kisha një punë në New York, u bëra një asistente produksioni të një seriali me Jennifer Anistonn dhe Reese Witherspoon. Ishte një eksperiencë shumë e bukur. Anistonn është shumë e mirë. Është shumë e lodhshme por jam kënaqur. Punën si asistente produksioni unë e bëra si eksperiencë për dy javë dhe për të parë si ishte jeta në New York, sepse un rrija gjithmonë në Chikago” tha Anisa Selenica.
Shqiptarja nga Amerika tregon se eksperienca me artistët e njohur Anistonn dhe Witherspoon i ka hapur shumë dyer në rrugëtimin e saj në një media lokale si ajo e ABC7.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rrëfimi në “Real People”: Si u ktheva nga ateiste në besimtare
- La Korenë për Shqipërinë, Migena rrëfen për “Real People” ngjashmëritë mes 2 vendeve