Rrëfimi në “Real People”: Si u ktheva nga ateiste në besimtare

28 Dhjetor 2024 | 17:48

Personazhi i radhës në Real People ishte Kiara Llanaj, një vajzë e re nga Vlora që tregoi rrugëtimin e saj nga të qenët ateiste në besimtare të krishterë.

Ajo rrëfeu se disa vjet më parë në shoqëri kishte qenë personi që sa herë hapej tema e fesë ishte e vetmja që merrte përsipër argumentet që Zoti nuk ekzistonte.

Ajo solli në kujtesë momentin kur vendosi të njihte zotin dhe ishte pikërisht dita kur kishte hyrë për herë të parë në katedralen katolike.

“Pika e kthimit ka ndodhur para 2 vitesh kur pësova një krizë ekzistenciale. Këmbët vetë më çuan brenda katedrales dhe nuk kisha frikë. Kur kam hyrë brenda kam ndjerë një çlirim, kam dëgjuar një zë të brendshëm që më tha çdo gjë do jetë OK. Ishte hera e parë që futesha në një kishë vetë, asnjëherë nuk kam qenë e interesuar dhe shkoja vetëm për inerci në kishën e Laçit me familjen. Te katedralja ndjeva një dëshirë për të njohur Zotin, thjesht qëndroja ulur. Shkoja në kishë dhe thjesht rrija ulur derisa një ditë vendosa të drejtoj një premtim në qiell. Aty kanë ndodhur shenja të ndryshme në jetë  time, për mua janë mrekulli se më sollën këtu ku jam”, tregon ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C

Meteorologia e MeteoAlb, Lajda Porja, paralajmëroi se ditët e freskëta të javës së kaluar kanë marrë fund dhe se Shqipëria do të përfshihet sërish nga...
09:36 | 28/07/2026

Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur të hënën pranë Pallatit Presidencial në...
08:43 | 28/07/2026

Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)

Një roje plazhi 16-vjeçar është kthyer në heroi pasi shpëtoi një djalë rreth 10 vjeç, i cili u rrëmbye nga dallgët në plazhin Seabright, në...
08:36 | 28/07/2026