Presidenca e BE pro-Ukrainës, Tusk: Do ta bëjmë rrugëtimin evropian realitet

18 Dhjetor 2024 | 15:54

Kryeministri polak Donald Tusk ka zhvilluar një vizitë surprizë në qytetin ukrainas të Lvivit. Ai është takuar me presidentin Zelensky për të diskutuar agresionin në vazhdim të Rusisë.

Gjatë takimit, Tusk është zotuar për më shumë ndihmë ushtarake Kievit dhe ka njoftuar hapjen e një kalimi të ri kufitar mes dy vendeve.

Vizita e Tusk tregon gjithashtu vijimin e mbështetjes së Polonisë për Ukrainën. Dhe ndërsa Varshava bëhet gati të marrë presidencën e Bashkimit Evropian  në janar, kryeministri polak ka thënë se vendi i tij do të punojë për avancimin e anëtarësimit të Ukrainës në BE dhe NATO.

“Po të ishte për Poloninë, procesi nuk do zgjaste më shumë se një ditë. Ju mund të mbështeteni tek diplomacia jonë. Ne do bëjmë gjithçka për ta bërë perspektivën e anëtarësimit në NATO sa më reale, edhe pse e dimë që nuk është e lehtë”, tha Donald Tusk, kryeministër i Polonisë.

Presidenti Zelensky vlerësoi qëndrimin e Varshavës, duke theksuar se presidenca polake mund t’i përfaqësojë interesat ukrainase.

Ai shprehu gjithashtu nevojën që Evropa të qëndrojë e bashkuar dhe të përkrahë vendin. Kreu i shtetit shtoi se, forca e Evropës rrjedh nga uniteti dhe një Ukrainë e fortë është jetike për mbrojtjen e Evropës nga agresioni rus.

“A mund t’i zihet besë Rusisë? Jo. A mund t’i zihet besë Putinit? Jo. Ata po luftojnë ndaj nesh dhe po na vrasin. A mund t’i besojmë ne pasardhësit të Putin? E sigurt që jo. Ne jetojmë në Ukrainë, kemi një kufi të gjatë dhe duhet të dalim të fortë nga kjo luftë”, u shpreh Zelensky.

Shumë gjëra mund të ndryshojnë për Ukrainën në javët e ardhshme në frontin demokratik. Donald Trump, që ka qenë kritik i mbështetjes për Ukrainën do të marrë detyrën në janar. Varshava shpreson që presidenca e tij gjatë asaj polake të BE-së të garantojë që Ukraina të mbetet e fortë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi se qytetarët evropianë presin që samiti i NATO-s në Ankara të japë një mesazh të qartë se aleanca...
18:59 | 07/07/2026

Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë

Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Europa do të përballet me një periudhë rritjeje ekonomike të ngadaltë gjatë pjesës së mbetur të dekadës. Zona euro...
18:16 | 07/07/2026

Burrat ukrainas në moshë ushtarake mund të humbasin mbrojtjen në BE, pritet vendimi

Bashkimi Evropian po shqyrton një propozim që mund t’u heqë statusin automatik të mbrojtjes së përkohshme burrave ukrainas në moshë ushtarake që ndodhen në vendet...
17:54 | 07/07/2026