Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

10 Prill 2025 | 17:22

Presidenti Bajram Begaj, është nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” nga Komuna e Gjilanit në Kosovë.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Asamblesë Komunale, në prani të Kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, Kreut të Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, si dhe anëtarëve të tjerë të këshillit vendor.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për këtë nderim, duke theksuar se e pranon me përulësi titullin si një shprehje e lidhjes së ngushtë mes shqiptarëve në të gjitha trojet. Ai vlerësoi Gjilanin si një qytet me traditë, histori, sakrificë dhe qëndresë.

“Ky titull u përket të gjithë shqiptarëve që në momentet më të vështira të historisë së Kosovës qëndruan pranë dhe krah jush, si pjesë e pandashme e një trungu të përbashkët,” tha Presidenti Begaj.

Ai kujtoi me respekt figurat historike të Gjilanit, si Idriz Seferi, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Agim Ramadani dhe Rrahim Beqiri, duke theksuar se kontributi i tyre për lirinë është i gjallë në vetëdijen e brezave të rinj.

Kreu i Shtetit u zotua se, ashtu siç ka ndodhur përgjatë gjithë historisë, Shqipëria ka qenë pranë Kosovës dhe do të jetë gjithmonë dhe se së bashku duhet ta shohin të ardhmen në një rrugëtim drejt integrimit evropian:

“Ne do të qëndrojmë pranë njëri- tjetrit kurdoherë edhe në kohë paqeje, sepse paqja, që të mbrohet, kërkon diçka edhe më të vështirë: mendje të mençura, vizion të qartë dhe guxim për të ndërtuar një të ardhme, një të ardhme më të begatë për kombin tonë. Sot, kemi një mundësi që shumë breza përpara nesh nuk e kishin ëndërruan dhe nuk e patën”.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes shqiptarëve në të dyja anët e kufirit dhe institucioneve përkatëse për të ndërtuar një ekonomi të bashkuar, për të ndarë eksperiencat më të mira dhe për t’u ngritur bashkë si shqiptarë.

“Paqja kërkon mendje të mençura, vizion të qartë dhe guxim për të ndërtuar një të ardhme më të begatë për kombin tonë. Dy shtete, një komb, një gjuhë, një gjak – kjo është ADN-ja jonë,” deklaroi ai.

Presidenti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit konkret ndërshqiptar në ekonomi, arsim, diplomaci dhe në krijimin e një tregu të përbashkët. Sipas tij, kjo është një mundësi historike që duhet kthyer në zhvillim të prekshëm për qytetarët në të dy anët e kufirit.

“Duhet të dimë ta përdorim këtë mundësi, – u shpreh Presidenti i Republikës, – ta përdorim këtë mundësi për të forcuar njëri-tjetrin, për të ndërtuar një ekonomi të bashkuar, për të ndarë së bashku eksperiencat më të mira dhe patjetër për t’u ngritur bashkë si shqiptarë. Këtë mundësi duhet ta kthejmë në bashkëpunim konkret, bashkëpunim në ekonomi, bashkëpunim në arsim, bashkëpunim në diplomaci, në një treg të përbashkët, në politika të përbashkëta që ndihmojnë qytetarët tanë të zhvillohen e të jetojnë më mirë”.

Gjatë vizitës në Gjilan, Presidenti zhvilloi takime me drejtuesit lokalë dhe përfaqësues të forcave politike në Asamblenë Komunale. Ai kreu gjithashtu homazhe dhe mbajti një minutë heshtje në Varrezat e Dëshmorëve, së bashku me familjarë dhe përfaqësues të shoqatave të të rënëve për liri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026

Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga puna të 20 prokurorëve serbë të cilët ishin larguar nga vendet...
11:20 | 22/07/2026