Presidenti Begaj dekreton 16 ministrat e qeverisë Rama 4

15 Shtator 2025 | 17:08

Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit ka dekretuar emrat e 16 ministrave të kabinetit të ri “Rama 4”.

Dekretet janë përcjellë Kuvendit, ku qeveria pritet të marrë votëbesimin ndërsa më pas, kabineti i ri do të duhet të betohet mbi Kushtetutë në Institucionin e Presidentit.

Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.

Presidenti Begaj dekretoi:

  1. Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
  2. Zonjën Albana KoçiuMinistër i Punëve të Brendshme;
  3. Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
  4. Zotin Petrit MalajMinistër i Financave;
  5. Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
  6. Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;
  7. Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;
  8. Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
  9. Zonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
  10. Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;
  11. Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;
  12. Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
  13. Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
  14. ZonjënMajlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
  15. Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe  Antikorrupsionin;
  16. Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ministrja virtuale “Diella” nuk është përfshirë në dekretin e ministrave të rinj. Kjo pasi, më 12 shtator, kur Presidenti Bajram Begaj dekretoi Edi Ramën si Kryeministër, në nenin 2 të dekretit të firmosur thuhej se: “Kryeministri ushtron dhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit të Inteligjencës Artificiale ‘Diella’.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026