Peleshi thërret dy seanca plenare të martën, çfarë pritet të ndodhë në Parlament

15 Shtator 2025 | 16:54

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur dy seanca parlamentare për ditën e martë, njëra në orën 10:00 dhe tjetra në orën 17:00.

Në seancën e parë, rendi i ditës përfshin miratimin e procesverbalit të seancës plenare të datës 12 shtator, si dhe shqyrtimin e disa projektvendimeve.

Këto përfshijnë zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, sekretarëve të Byrosë dhe anëtarëve të Byrosë së Kuvendit.

Ndërsa në seancën e dytë, është në rend projektvendimi për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme në Kuvend.

Kujtojmë se qeveria Rama 4 pritet të marrë votëbesimin në Kuvend, proces që do të nisë të enjten dhe parashikohet të përfundojë të premten.

Pas marrjes së votëbesimit, kabineti i ri do të duhet të betohet mbi Kushtetutën në Presidencë.

Një pikëpyetje e veçantë mbetet lidhur me anëtaren e 17-të të kabinetit, “ministren virtuale” Diella.

Aktualisht, ajo është përmendur në nenin 2 të dekretit të parë presidencial, ku përveç emërimit të Edi Ramës si kryeministër, specifikohet se ai ushtron përgjegjësinë “për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale, Diella”.

Në kushtet kur 16 ministrat e rinj do të betohen të premten në Presidencë pas votëbesimit, mbetet e paqartë si do të zhvillohet ceremonia për Diellën.

Pyetja që lind është nëse kryeministri, i cili përmes dekretit presidencial ka marrë detyrën për ngritjen e ministrit virtual, do të mund të betohet ai në vend të saj.

Këto detaje pritet të sqarohet në ditët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026