Zbulohen emrat e kryetarëve të rinj të Komisioneve parlamentare nga mazhoranca
15 Shtator 2025 |
11:23
Mazhoranca ka përcaktuar emrat e kryetarëve që do të udhëheqin 6 nga komisionet më të rëndësishme parlamentare për legjislaturën e re. Euronews Albania ka siguruar listën zyrtare me përbërjen e re të drejtuesve, që pritet të miratohet në seancën e radhës.
- Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat do të drejtohet nga Milva Ekonomi, një emër i njohur për përvojën e saj në administratën publike dhe fushën e financave.
- Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike do të udhëhiqet nga Ulsi Manja, aktualisht Ministër i Drejtësisë dhe një nga figurat kyçe në reformën në drejtësi.
- Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes i besohet Bledi Çuçit, ish-ministër i Brendshëm, me eksperiencë në menaxhimin e sigurisë dhe rendit publik.
- Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm do të drejtohet nga Anila Denaj, ish-ministre e Financave dhe njohëse e mirë e çështjeve të zhvillimit strategjik.
- Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural do të ketë në krye Blendi Klosin, një tjetër emër me përvojë në disa dikastere, përfshirë edhe mjedisin dhe turizmin.
- Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme do të drejtohet nga Igli Hasani, ish-ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, me karrierë diplomatike dhe angazhim në procesin e integrimit europian.
- Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj
Ndërkohë Komisionet e Posaçëm do të drejtohen nga Damian Gjiknuri dhe Arbjan Mazniku.
-
Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri
-
Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama propozon 11 komisione parlamentare, si ndahen mes mazhorancës dhe opozitës
- Ulen komisionet për pagesat elektronike, asnjë tarifë deri në 40 mijë lekë
Lajme të Sugjeruara
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
Zjarr masiv në Porto Palermo
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?