Ulen komisionet për pagesat elektronike, asnjë tarifë deri në 40 mijë lekë
Nëse bëni pagesa elektronike me vlerë deri në 40 mijë lekë, nuk do të paguani komision bankar. Nga muaji shtator, komisionet për transfertat në euro dhe lek do të jenë më të lira, teksa do të aplikohen në varësi të pagesës.
Me vendim të Bankës Qendrore, çmimet e komisioneve janë ulur deri në 10 herë, dhe kjo masë pritet të kursejë nga xhepat e qytetarëve rreth 40 mln euro në vit. Por, çfarë sjellin ndryshimet e reja!
Për pagesat me vlerë 40 mijë deri në 1 mln lekë, komisioni nuk do të jetë më i lartë se 100 lekë, ndërsa më herët bankat mbanin 250 deri në 500 lekë.
Rregullorja e re parashikon që çmimi i komisioneve për transfertat me vlerë nga 1 mln deri në 5 mln lekë, nuk duhet të jetë më i lartë se 500 lekë. Për këtë nivel pagese, bankat kanë aplikuar deri më tani tarifa komisioni deri në 1500 lekë.
Rregullorja e re, ruan gjithashtu detyrimin për të aplikuar nivel 50% të komisioneve të kryera me internet banking.
LEXONI GJITHASHTU:
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)