Kredia për shtëpi nuk do merret lehtë, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

8 Gusht 2025 | 11:58

Të marrësh një kredi për të blerë banesë pritet të bëhet më e vështirë. Banka e Shqipërisë ka konstatuar në raportin e fundit mbi Aktivitetin Kreditues se kërkesa nga ana e qytetarëve do të pësojë rënie, ndërkohë që edhe reagimi i sistemit bankar do të jetë me shtrëngim të kushteve.

Krejt e kundërta do të ndodhë me bizneset, kushtet e kreditimit të së cilëve do të lehtësohem për të gjitha llojet e kredive.

“Përqasja e bankave në kreditimin e bizneseve pritet të mbetet e njëjtë edhe në tremujorin e tretë të vitit, për të gjitha kategoritë e biznesit si edhe në të gjitha kreditë lëvruar sipas qëllimit të përdorimit. Në të kundërt, politikat e kreditimit priten të jenë shtrënguese për individët, kryesisht në segmentin e kredive për blerjen e banesave. Kërkesa për kredi e bizneseve pritet të mbetet e lartë për çdo lloj qëllimi të përdorimit. Në të kundërt, kërkesa për kredi e individëve pritet të bjerë në tremujorin e tretë, kryesisht në ato për blerje banesash”, thekson raporti.

Për sa i përket tremujorit të dytë të këtij viti, bankat ndoqën politika të ngjashme kreditimi për bizneset në krahasim me një tremujor më parë. Ato ruajtën standarde, kushte e terma kreditimi të njëjta, si edhe miratuan një raport të ngjashëm kredish me një tremujor më parë, në segmentin e bizneseve.

Nga ana tjetër, ato raportuan një shkallë më e lartë miratimi kredish për individët, në sajë të vlerësimeve të bankave për cilësinë e kredimarrësve dhe të historikut të individëve në tregun e punës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026

Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS

Elisa Spiropali ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e një debati mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë...
10:33 | 16/07/2026