Falsifikonte kartat e kreditit dhe merrte kredi, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

10 Korrik 2025 | 14:30

Një 21-vjeçar, i identidikuar si Seldi Margjegja, është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se falsifikonte karta identiteti dhe përfitonte kredi bankare.

Hetimet zbuluan se i riu falsifikonte karta identiteti, duke përdorur fotografinë e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë, për të aplikuar e përfituar kredi me vlera që varionin nga 1.000 deri në 3.400 euro. Deri më tani janë dokumentuar 9 raste të tilla.

Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi një automjet, disa karta identiteti të dyshuara si të falsifikuara, dy telefona celularë dhe 20 karta SIM.

“Pas disa javësh hetimesh, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, finalizoi operacionin policor të koduar “Identiteti”, duke vënë në pranga shtetasin S. M., 21 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026