Zbulohet laboratori për falsifikimin e pasaportave, 20 mijë € një mjet identifikimi

5 Korrik 2025 | 10:41

Një laborator i fshehtë për prodhimin e pasaportave dhe dokumenteve të falsifikuara është zbuluar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit policor të koduar “Identiteti”. Në pranga kanë rënë dy persona, babë e bir, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për bashkëpunim në këtë aktivitet kriminal.

Policia bëri me dije se shtetasit e arrestuar janë:

  • Y. B., 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” të vendosur më herët nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal për veprimtari të ngjashme.
  • P. B., 45 vjeç, djali i tij.

Gjithashtu, u procedua penalisht edhe Sh. L., 62 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

Gjatë kontrollit të banesës së tyre, efektivët zbuluan një ambient të përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve dhe pasaportave të ndryshme. Sipas hetimeve, prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj kushtonte nga 15 000 deri në 20 000 euro. Këto dokumente dyshohet se përdoreshin për kalime të paligjshme drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga kontrolli janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme dokumentesh të dyshuara të falsifikuara dhe pajisje të tjera të përdorura për këtë aktivitet. Ndërkohë, policia po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar drejtuesit e rinj të zgjedhur në strukturat drejtuese të PD-së, duke theksuar se procesi u bazua te...
13:10 | 16/07/2026

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026