Presidenti Begaj dekreton ndryshime në drejtimin e Forcave të Armatosura

16 Dhjetor 2025 | 14:48

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar dhënien e gradës madhore “Kundëradmiral” për Kapitenin e Rangut të Parë Arsen Burhan Mullaj, me detyrë “Shef i Shtabit të Forcës Detare”

“Në mbështetje të nenit 92, shkronja “d”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 9, pika 3, shkronja “a” të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, datë 11.12.2025,

D E K R E T O J: Neni 1. Kapiten i Rangut të Parë Arsen Burhan Mullaj, me detyrë “Shef i Shtabit të Forcës Detare”, i jepet grada madhore “Kundëradmiral”.  Neni 2. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Presidenti Begaj, me Dekret nr. 477, datë 16.12.2025, dekretoi sot lirimin e Gjeneral Major Ilir Hasan Xhebexhia nga detyra e Komandantit të Forcës Tokësore.

Në mbështetje të nenit 93, nenit 169, pika 3 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 3, shkronja “c” të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, datë 29.10.2025,

D E K R E T O J: Neni 1. Gjeneral Major Ilir Hasan Xhebexhia lirohet nga detyra “Komandant i Forcës Tokësore”. Neni 2. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Presidenti Bajram Begaj, me Dekret nr. 478, datë 16.12.2025, dekretoi sot emërimin e Gjeneral Major Petrit Pal Çuni në detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore.

Në mbështetje të nenit 93, nenit 169, pika 3 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 3, shkronja “c” të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, datë 7.11.2025,

D E K R E T O J: Neni 1. Gjeneral Major Petrit Pal Çuni emërohet në detyrën “Komandant i Forcës Tokësore”. Neni 2. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026