Begaj: Pavarësia e sistemit të drejtësisë, reforma ishte përgjigje e domosdoshme
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësore.
Presidenti Begaj tha se kjo shënon edhe hapjen e një kapitulli të ri, përgjegjësie të përbashkët, duke shtuar se drejtësia është garancia që i jep kuptim shtetit.
“Drejtësia është garancia që i jep kuptim shtetit. Ky vit gjyqësor përkon me 10 vjetorin e Reformës në drejtësi e ndërtuar me mbështetjen e partnerëve. Reforma ishte përgjigje e domosdoshme ndaj një krize të thellë besimi dhe krijoi pritshmëri për drejtësi të larta. 10 vite më pas rezultatet janë të dukshme. Çdo ditë duhet të flasim për drejtësinë dhe cilësinë e saj, për vënien e sistemit në efiçencë, për forcimin e standarteve, kështu merr kuptim pavarësia dhe fitohet besimi publik.
Disa i ka në dorë qeveria, disa parlamenti. Kërkohet përgjegjësi institucionale ku vendimmarrja të jetë ushtrimi i funksionit kushtetues që garanton siguri kiridike, parashikueshmëri dhe barazi para ligjit”, tha Begaj.
Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj