Presidenti Erdogan mesazh ngushëllimi për vdekjen e Papa Françesku

21 Prill 2025 | 15:05

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar në lidhje me vdekjen e Papa Françeskut, liderit shpirtëror të katolikëve dhe kreut të Vatikanit. Në një postim në rrjetet sociale, Erdogan ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e Papës, duke vlerësuar rëndësinë e tij si udhëheqës global dhe mbështetës i dialogut ndërfetar.

“Papa Françesku, një burrështetas i respektuar, ishte gjithashtu një udhëheqës shpirtëror që i kushtoi rëndësi dialogut midis grupeve të ndryshme fetare dhe mori iniciativën përballë tragjedive humanitare, përfshirë çështjen palestineze dhe gjenocidin në Gaza,” shkroi Erdogan në mesazhin e tij.

Presidenti turk theksoi gjithashtu solidaritetin e tij dhe të popullit të Turqisë me familjen e të ndjerit, shtetin e Vatikanit dhe komunitetin katolik botëror.

“Shpreh ngushëllimet e mia dhe të kombit tim familjes së të ndjerit, shtetit të Vatikanit dhe botës katolike,” përfundoi Erdogan.

Papa Françesku ndërroi jetë sot në moshën 88-vjeçare, pas një periudhe të shkurtër përkeqësimi të gjendjes shëndetësore. Ai ishte një figurë kyçe për dialogun ndërfetar dhe angazhimin për paqen dhe drejtësinë sociale, duke lënë një trashëgimi të paharrueshme për besimtarët katolikë dhe për botën në përgjithësi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll

Dy turistë rusë u arrestuan në Stamboll pasi u akuzuan se kishin lexuar me zë të lartë fragmente nga Bibla Brenda xhamisë Shën Sofia. Dy rusët u dërguan në një stacion...
15:27 | 16/07/2026

Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore

Nëse Franca e mban fjalën që e dha më 14 korrik që aeroplanët luftarakë Rafale do t’i dërgohen Ukrainës në një të ardhme të afërt,...
15:19 | 16/07/2026

Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit

Dhoma e Ulët e parlamentit italian miratoi të enjten një plan qeveritar shumë të kontestuar për të ndryshuar ligjin zgjedhor, një lëvizje që kundërshtarët e...
14:45 | 16/07/2026