Presidenti i Autoritetit Palestinez: Hamasi nuk do ketë rol në qeverisjen e Gazës
Duke folur përmes video-lidhjes pasi Shtetet e Bashkuara ia refuzuan vizën, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, u tha udhëheqësve botërorë se populli i tij kundërshton sulmin e tetorit të vitit 2023 të kryer nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit.
Gjatë adresimit në Kombet e Bashkuara, Abbas tha se ky grup radikal nuk do të ketë rol në qeverisjen e Rripit të Gazës pasi të ketë përfunduar lufta dhe duhet të dorëzojë armët para administratës së tij.
“Agimi i lirisë do të vijë”, u tha ai palestinezëve.
Abbas i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se palestinezët në Gazë “po përballen me luftë të gjenocidit, shkatërrimit, urisë dhe zhvendosjes” nga Izraeli.
Fjalimi i tij erdhi një ditë para se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, t’i drejtohet OKB-së.
Gjatë fjalimit të shkurtër, Abbas shpalosi vizionin e tij për një shtet palestinez në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Gazë. Zgjidhja me dy shtete ka fituar mbështetje pasi një sërë shtetesh – përfshirë aleatë kryesorë të SHBA-së – njoftuan për njohjen e shtetit palestinez gjatë kësaj jave.
Megjithatë, Qeveria e Netanyahut e kundërshton krijimin e një shteti palestinez.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid