Presidenti i Eurojust: Ballkani Perëndimor, aleati kryesor në luftën kundër krimit
Është mbajtur këtë të martë Forumi Konsultativ i Kryeprorëve të Përgjithshëm dhe të Posaçëm të Rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Pjesëmarrës në këtë mbledhje ishin krerë të lartë të drejtësisë, konkretisht kreu i SPAK Altin Dumani,Prokuror i Përgjithshëm Olsian Çela, Michael Schmid President i Eurojust si dhe Ambasdori i BE-së, Silvio Gonzato.
Në fjalën hyrëse të tij, President i Eurojust, Schmid theksoi rëndësinë që ka Rajoni i Ballkanit Perëndimor në bashkëpunimin me Eurojust. Për Michael Schmid, Ballkani Perëndimor mbetet aleati kryesor në disa aspekte, kryesisht në luftën kundër krimit.
“Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka qenë i rëndësishëm, pasi Austria ka lidhje historike me këtë pjesë të Europës. Ballkani Perëndimor është partner me rëndësi për Eurojust. Ju jeni një nga aleatët kryesor në shumë aspekte, edhe në luftën kundër krimit. Të rrisim bashkëpunimin, grupet kriminale punojnë dhe kalojnë kufinjtë. Ne mendojmë se projekti për Ballkanin Perëndimor është sukses. Të rrisim besimin reciprok, të rrisim bashkëpunimin mes BP dhe BE.
Gjithashtu, kemi pasur shumë hetime të përbashkëta për mashtrimet online. Janë arrestuar qindra persona dhe janë sekuestruar prona të shumta. Vitin e shkuar ka ndodhur me katër grupe mes vendeve të BP. Ato u morën me trafikimin e drogës, falsifikimin e parave dhe u mbështeten 50 aksione.
Synojmë të mbështesim hetimet ndërkufitare me anë të një dialogu strategjik”, tha Presidenti i Eurojust, Michael Schmid.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta