Presidenti i Kenias qëllohet me këpucë gjatë fjalimit

5 Maj 2025 | 15:40

Presidentit kenian William Ruto iu hodh një këpucë gjatë një fjalimi në një tubim publik, të cilën ai e shmangu me dorë, sipas videove të postuara në mediat sociale.

“Ne thamë se po ulnim çmimin e plehrave, e vërtetë apo e gabuar?” tha Ëilliam Ruto në një tubim në Qarkun Migori në perëndim të vendit, ndërsa mbrohej me dorë nga një këpucë e hedhur, duke ngritur një re të vogël pluhuri, raporton Reuters.

Ministri i Brendshëm i Kenias, Kipchumba Murkomen, tha se policia kishte arrestuar tre persona, raportoi gazeta The Star.

William Ruto u detyrua të hiqte dorë nga rritja e taksave dhe të ftonte anëtarë të opozitës në qeveri, por pakënaqësia në kombin e Afrikës Lindore mbetet e lartë, tha agjencia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet

Teherani tha se ka ndalur sulmet hakmarrëse kundër aleatëve të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, teksa Uashingtoni u përmbajt nga sulmet ndaj Iranit...
18:34 | 26/07/2026

Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva i quajti tarifat e reja amerikane të padrejta dhe një gabim strategjik në një artikull opinioni të së...
18:26 | 26/07/2026

Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit

Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz riafirmoi këtë të dielë se një marrëveshje që siguron një program bërthamor civil për Arabinë Saudite...
18:06 | 26/07/2026