Presidenti i Kinës thirrje ushtrisë: Bëhuni gati për luftë
Presidenti kinez Xi Jinping u ka bërë thirrje trupat ushtarake të forcojnë gatishmërinë e tyre për luftë, raportojnë mediat shtetërore kineze.
Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi Pekini organizoi stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit. Presidenti kinez Jinping i bëri komentet e tij ndërsa vizitoi një brigadë të Forcës Raketore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore.
Kreu i shtetit është shprehur ushtria duhet “të forcojë në mënyrë gjithëpërfshirëse stërvitjen dhe përgatitjen për luftë, (dhe) të sigurojë që trupat të kenë aftësi të forta luftarake.
Kina, e cila e sheh Tajvanin si pjesë të territorit të saj, ka rritur shfaqjet e saj të forcës rreth ishullit të vetëqeverisur vitet e fundit.
Pak ditë më parë Pekini vendosi avionë luftarakë, dronë, anije luftarake dhe anije të rojes bregdetare për të rrethuar Tajvanin – raundi i tij i katërt i stërvitjes në shkallë të gjerë rreth ishullit demokratik në pak më shumë se dy vjet.
Udhëheqësit komunistë të Kinës kanë këmbëngulur se nuk do të përjashtojnë përdorimin e forcës për të vënë Tajvanin nën kontrollin e Pekinit
Mosmarrëveshja midis Kinës dhe Tajvanit daton që nga lufta civile në të cilën forcat nacionaliste tajvaneze u mundën nga luftëtarët komunistë të Mao Ce Dunit dhe u larguan në ishull në 1949.
Që nga ajo kohë Kina dhe Tajvani janë sunduar të ndara.
LEXONI GJITHASHTU:
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet