Presidenti i ri, Mediu: Opozita ndoqi lojën e PS-së

6 Qershor 2022 | 21:34

Koncepti opozitës për të ndërtuar kompromis me mazhorancën dhe jo raporte politike me opinionin publik është gabim.

Kështu tha kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në “Now” me Erla Mëhillin. Ai e cilësoi problem faktin që opozita nuk dha asnjë emër, sepse rezulton që ata të mos kenë figura brenda partisë.

Përgjegjësia për mos votimin e emrave të propozuar nga opozita duhet t’i ngelej Ramës, sipas Mediut i  cili tha se kjo nuk justifikon faktin që nuk u propozua asnjë emër.

“Ajo çka tregoi qartë opozita në të metën e saj është se nuk di të vlerësojë vetveten as politikisht, as në raport me shoqërinë, për fatin e keq dhe qasjen e ka pak të gabuar për gjykimin tim kur mendon do të ma japi apo s’do të ma japi Edi Rama,” – u shpreh Mediu.

Ai tha se opozita duhet të ndërtojë autoritetin e vet dhe me mospërfshirjen në procesin e zgjedhjes së presidentit nuk e krijoi një të tillë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026