Presidenti i Ukrainës refuzon ofertën e SHBA për t’u evakuar nga vendi
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky hodhi poshtë një ofertë të Uashingtonit për ta ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina, thonë mediat amerikane.
“Lufta është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo për një udhëtim”, raportoi Associated Press, duke cituar Zelensky.
Zelensky është vlerësuar gjerësisht në mediat sociale për reagimin e tij ndaj pushtimit rus. Ish-aktori i humorit mbajti më herët një fjalim emocionues në të cilin u zotua se do të vazhdojë të luftojë, duke thënë: “Kur të na sulmoni do të shihni fytyrat tona, jo shpinën”.
Një natë më parë, ai postoi një video-selfie nga Kievi bashkë me ndihmësit e tij kryesorë në kryeqytet, duke hedhur poshtë raportet se ai kishte ikur nga Kievi.
“Ne jemi të gjithë këtu. Dhe do të qëndrojmë kështu”, thotë Zelensky.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 11:02 Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)
- 11:02 Plagosja e Brian Syzos, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Nikolla Agollit dhe David Priftit
- 10:54 Adriatik Lapaj i bashkohet protestës, refuzohet nga një pjesë e protestuesve
- 10:50 Nis seanca plenare, PD bojkoton punimet; protestë dhe tensione jashtë Parlamentit
- 10:49 Erjon Llapushi dënohet me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut
- 10:27 Protestuesit tentojnë të rrëzojnë gardhin metalik para Parlamentit, ndërhyn FNSH, bëhet gati autoboti me ujë (VIDEO)