Presidenti iranian: Nuk do ta shkelim armëpushimin, por varet dhe nga Izraeli
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi i tij do të respektojë armëpushimin e shpallur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për aq kohë sa edhe Izraeli t’u përmbahet kushteve të tij. Lajmi raportohet nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA).
Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim, Pezeshkian u shpreh se “nëse Izraeli nuk e shkel armëpushimin, as Irani nuk do ta shkelë atë”.
“Populli iranian ka treguar edhe një herë se, pavarësisht disa problemeve dhe ankesave, do të qëndrojë i bashkuar kundër pushtimit të armikut deri në fund,” deklaroi presidenti iranian.
Masoud Pezeshkian thotë se konflikti iu “imponua” Iranit nga “aventurizmi” i Izraelit dhe pretendon se “populli i Iranit” përcaktoi fundin e “luftës 12-ditore”.

LEXONI GJITHASHTU:
Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 13:05 Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së