Si armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit qetësoi tregjet financiare

24 Qershor 2025 | 16:42

Çmimet e naftës u stabilizuan në 5 për qind ditën e martë, pasi Izraeli pranoi armëpushimin me Iranin pas dy javësh konflikt.

Vlera e naftës së papërpunuar “brent”, që është dhe guri i themelit për çmimet ndërkombëtare, ra në 68 dollarë për fuçi, poshtë nivelit që ishte kur shteti hebre nisi sulm et më 13 qershor.

Çmimet ishin rritur në ditët e fundit për shkak të shqetësimeve se Irani mund të çorodiste tregtinë globale duke bllokuar ngushticën e Hormuzit, një aks shumë i rëndësishëm për naftën dhe gazin.

Tregjet financiare në Britani, Evropë dhe Azi pësuan rritje pasi presidenti Donald Trump deklaroi se “armëpushimi ka hyrë në fuqi” dhe shteti hebre e pranoi atë.

Çmimet e naftës ishin rritur në 81 dollarë për fuçi që kur sulmet me raketa nisën, duke nxitur frikën se kostoja e jetesës mund të bëhej më e shtrenjtë pasi shpenzimet për hidrokarbure do të rriteshin.

Ekspertët kanë deklaruar se, nëse armëpushimi zbatohet, atëherë investitorët mund të presin që situata të kthehet në normalitet.

Por ata kanë shtuar se zgjatja e armëpushimit dhe kushtet e respektimit të tij nga dy palët e përfshira në konflikt do të luajnë një rol thelbësor në përcaktimin e çmimeve.

Rënia e çmimeve gjithsesi u tkurr pasi Izraeli deklaroi se Republika Islamike kishte shkelur armëpushimin duke qëlluar raketa.

Treguesi i bursës britanike “FTSE 100” u rrit me 0.4 për qind në hapjen e tregjeve, ndërsa ata të bursave franceze dhe gjermane u rritën përkatësisht me 1.4 dhe 2 për qind.

Në Azi, treguesi i bursës së Tokios e mbylli ditën në kuotën 1.1 për qind, ndërsa ai i bursës së Hong Kongut u rrit me 2.1 për qind.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres. Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave...
12:51 | 16/07/2026

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026