Presidenti Meta përplaset me policinë bashkiake pas kërkesës për lirimin e zyrave të FRD-së
Presidenti Ilir Meta është përplasur ditën e sotme me policinë bashkiake pas kërkesës së Bashkisë Tiranë për lirimin e zyrave të partisë FRD në rrugën Abdi Toptani në Tiranë.
Meta e ka cilësuar bllokimin e zyrave të partisë si “dhunë ndaj forcave opozitare dhe përpjekje për grusht shteti”.
Video të publikuara në media shfaqën mjaft të nervozuar presidentin Meta teksa kërkohej largimi nga ambientet e partisë Fryma e Re Demokratike të policisë.
Kryetari i FRD, Sali Shehu dhe disa anëtarë të tjerë janë përplasur gjithashtu me policinë.
Shehu tha për Euronews Albania se bllokimi nga policia për të mos u futur në zyra ka nisur mëngjesin e sotëm.
Pak minuta më vonë, në këto ambiente ka mbërritur edhe presidenti Ilir Meta, i cili pas përplasjeve me Policinë ka mundur të futet në zyra.
Sipas Metës, shkresa e policisë për lirimin e zyrave nga ana e FRD nuk ka vulë dhe firmë, ndaj dhe presidenti e cilëson këtë episod si dhunë ndaj forcave opozitare dhe përpjekje për të organizuar grusht shteti.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania