Presidenti Meta takim online me mjekët, specialistët: Duhen testime masive

25 Nëntor 2020 | 15:06

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim online me mjekët për situatën aktuale me pandeminë dhe masat anticovid. Në bashkëbisedim, u ngrit shqetësimi për testim masiv të popullsisë. Krahas mjekëve specialistë, kreu i shtetit kishte ftuar edhe ministrinë e Shëndetësisë.

Gjatë komunikimit online, Tritan Shehu deklaroi se situata është jashtë kontrollit.

“Sot gjendja është jashtë kontrollit, nesër do jetë akoma më jashtë kontrollit, kur të nisin edhe virozat. Shumë pak teste janë bërë”, u shpreh Shehu.

Ndërsa për mjekun Arjan Mezini duhet testim më i gjerë i popullatës.

“Testimi masiv është shumë i rëndësishëm, edhe për shkak të shkëputjes së zinxhirit të infektimit. Testimi masiv ndihmon për pritshmërinë në spitale”, tha Mezini.

Masat e marra nga qeveria për ish-ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili janë të gabuara dhe jo të konsultuara.

Ne takim nuk mungoi as zv.ministri i Shëndetësisë i cili mohoi mungesën e strategjisë për situatën që vendi po kalon me pandeminë ndërsa theksoi se brenda vitit do të mbërrijnë në Shqipëri testimet e shpejta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026