Presidenti Meta thotë se është i gatshëm në çdo moment për betimin e qeverisë ‘Rama 3’
Presidenti Ilir Meta deklaroi nga Korça se është i gatshëm në çdo moment për betimin e qeverisë “Rama 3”.
“Në çdo moment jemi të hapur për të përmbushur detyrimet kushtetuese për këtë proces. Parlamenti i ri ka nisur punë dhe uroj që të jetë një parlament sa më funksional demokratik. Natyrisht qeveria e re duhet të fillojë sa më parë dhe njëkohësisht edhe kontrolli i parlamentit ndaj qeverisë”, u shpreh kreu i shtetit, pas dekorimit të 4 të përndjekurve politikë.
Ai tha se do të respektojë gjithmonë Kushtetutën dhe theksoi se shpreson që opozita të përmbushë përgjegjësitë e saj në parlament.
“Unë besoj që i gjithë protagonizimi im jo i zakonshëm nuk ka qenë i kërkuar nga Ilir Meta, por ka qenë i imponuar në mbrojtje të demokracisë, Kushtetutës. Në kushtet e braktisjes nga opozita të të gjithë institucioneve dhe në kushtet e përpjekjeje të për kapur institucione të tjera nga ana e qeverisë”, tha presidenti, teksa komentoi deklaratat e dy viteve të fundit për situatën politike në vend.
Meta nënvizoi se situata demokratike në vend është në një gjendje problematike, por tha “se është shumë më mirë se situata katastrofike e para 25 prillit, në kushtet e zero opozitës në institucionet e vendit”.
Ai bëri edhe një koment për veprimet e fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i PD-së.
“Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla, për arsye se nuk është kjo detyra ime. Sigurisht që zoti Berisha është si vera sa më shumë kohë kalon, aq më tërheqës bëhet dhe më demokrat bëhet”, përfundoi Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura