Nxitim për t’u ulur me Ramën, Salianji: Deputetët e PD po keqpërdoren

6 Maj 2022 | 12:52

Deputeti i Partisë Demokratike e cilësoi nul mbledhjen e kryesisë së PD nga Enkelejd Alibeaj ndërsa theksoi se nga grupi tjetër i PD nuk po bëhet asnjë përpjekje për bashkim lidhur me çështjen e presidentit.

Salianji tha se ka një nxitim për t’u ulur me Ramën dhe refuzim për të folur me njëri-tjetrin me qëllim bashkimin.

Deputeti i PD tha se përgjegjës për këtë përcarje janë njerëz që dorëhiqen dhe nuk pranojnë të heqin dorë, duke nënkuptuar ish-kryetarin Lulzim Basha.

“Po kërkohet mbledhje me nxitim e grupit parlamentar për të takuar Ramën. Presidenti i republikës është zgjedhur, sot nga mazhoranca u tha qartë se nuk duan emër presidenti konsensual por keqpërdorim i opozitës. ky është kurth për të keqpërdorur deputetët e PD. Qëndrimi i dhënë nga Alibeaj është personal, nuk përfaqëson qëndrimin e grupit”, tha Salianji.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026