Presidentja Osmani nderon Dom Klemend Spaqin, me medaljen “Shën Tereza”

5 Prill 2026 | 14:13

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani i ndau Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”, post mortem, “Dom Kelmend Spaqi, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë kombëtare dhe solidaritetit ndërfetar gjatë luftës në Kosovë”.

Në një postim nga vetë Vatikani, shkruhet se:

Në këtë ditë të shënuar kujtese dhe nderimi, përkulemi me respekt të thellë përpara jetës dhe veprës së paharruar të Dom Kelmend Spaqit. Me përkushtimin e tij të rrallë ndaj besimit, njerëzimit dhe atdheut, ai u bë dritë shprese në kohë të errëta dhe një shembull i gjallë i dashurisë dhe sakrificës për tjetrin.

Ky nderim i lartë është vetëm një shenjë mirënjohjeje përballë madhështisë së veprës së tij – një jetë e jetuar me dinjitet, në shërbim të njerëzve, në forcimin e unitetit dhe në përhapjen e vlerave të paqes e mirëkuptimit. Në veprat e tij jeton humanizmi, në fjalët e tij frymon paqja, ndërsa në kujtesën tonë ai mbetet përherë i gjallë.

Trashëgimia e tij do të vazhdojë të ndriçojë rrugën e brezave, duke na kujtuar se dashuria, sakrifica dhe solidariteti janë themeli i një shoqërie më të drejtë dhe më njerëzore.

I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e DomKelmend Spaqit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026