Presidentja Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të tentuar të formojë Qeverinë e re të vendit, tetë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme.
Presidenca e Kosovës njoftoi në Facebook se Osmani e nënshkroi dekretin të shtunën për mandatimin e Kurtit, i cili është kryeministër në detyrë, për ta bërë Qeverinë e re.
Vendimi vjen pasi një ditë më parë, Kuvendi i Kosovës u konstitua përfundimisht me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë dhe të fundit nga pakica serbe.
Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, z. Kurti, është i obliguar që, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e dekretimit, t’ia paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim.
Presidentja i ka uruar suksese Kurti, kryeministër në detyrë, me shpresën që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues.
LEXONI GJITHASHTU:
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
- 16:05 Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët
- 16:00 Berisha: Qeveria po përpiqet të kufizojë lirinë online, do kërkojmë komision hetimor
- 15:53 Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…
- 14:49 Administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në sulmet amerikane
- 14:31 Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
- 14:28 Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit