Presion ndaj gjykatës? Berisha: Kriminale, sinjalet që kam për fatin e vulës
“Nuk merrem fare me drejtësinë, është Edi Rama. Nuk kam asnjë sinjal, kam punë me Edi Ramën.”
Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në lidhje me çështjen në gjykatë të logos dhe vulës së kësaj force politike.
Berisha thotë se pas kësaj qëndron kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij, kërkon të zhdukë opozitën.
“Nuk merrem fare me drejtësinë, është Edi Rama. Nuk kam asnjë sinjal, kam punë me Edi Ramën. Ajo është një çështje krejtësisht e veçantë dhe është absolutisht është një betejë. Nuk mund ta konfiskojë logon ai. Është kriminel, ai do të zhdukë opozitën duke konfiskuar logon. Si mund të bëhet kjo? A do mbrohet pluralizmi këtu apo jo?
Edi Rama mund të bëjë çfarë të dojë, por ne nuk i nënshtrohemi kurrë,. Logoja e PD-së, me vendim gjykate është e jona. Nuk ka një vendim tjetër që e hedh poshtë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 20:45 Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 20:30 Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:09 Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
- 19:51 Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:25 “Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi