Presion politik ndaj gjykatave! Boçi: Rama e ka faktuar që do eleminimin e opozitës
Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi tha në një intervistë për Euronews Albania se sulmet ndaj Berishës janë të dirigjuara nga Edi Rama dhe çështja që i është hapur Berishës më drejtësinë është si pasojë e synimit të kryeministrit për të eleminuar opozitën.
Sipas tij, diçka të tillë Rama e ka dëshmuar shpesh me veprimet e tij dhe masat që ka marrë për të përçarë demokratët.
“Përgjatë këtyre dy viteve, Edi Rama në objektivin e tij dhe në shprehjet e veprimet ka në synim eliminimin e opozitës, ka synim goditjen e kreut të Partisë Demokratike. E ka nisur historinë e tij me lobimin e pistë, tashmë të shpërfaqur në çështjen McGonigal që shpresojmë të jetë objekt i SPAK-ut, siç është kërkuar. E ka treguar në luftën e pa princip që ka bërë në parlament dhe e ka treguar në situatat zgjedhore duke grabitur, duke goditur opozitën, duke i penguar statusin juridik nëpër gjykata të cilat ai i ndikon dhe i kontrollon sepse tashmë prej dy vitesh logoja dhe vula e Partisë Demokratike endet gjykatave, ndërkohë që vetë demokratët, sipas statutit të Partisë Demokratike kanë vendosur që kryetari i Partisë Demokratike të jetë zoti Berisha,” – u shpreh Boçi.
LEXONI GJITHASHTU:
- A u shkel Kushtetuta për çështjen Berisha? E sqaron avokati Arbër Hoxha
- “Jo vetëm Berisha”, gazetari zbulon emrin: Ky politikan i lartë mund të arrestohet
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës