‘Presion të madh ndaj Kosovës’, analistja-ndërkombëtarëve: Drejtohuni edhe Serbisë
Analistja Afërdita Maliqi, në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se kanë parë një interesim të madh nga ana nga ana e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe ai i BE-së për dialogun, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për targat.
Analistja theksoi se nga ana e qeverisë kosovare nuk kanë pasur transparencë për sa i përket detajeve dhe vendimeve që janë marrë me këtë proces, ndërsa shtoi se ende nuk kanë një marrëveshje të qartë se çfarë do të ndodh me 1 shtator.
“Gjatë këtyre dy ditëve kemi parë një interesim të madh nga Ecobar dhe Lajçak për të arritur një marrëveshje për 1 shtatorin që ka të bëjë me targat. Më shumë kemi marrë informata nga emisarët se sa nga qeveria. Nuk kemi pasur një transparencë nga shteti jonë. Deri më tani nuk kemi një marrëveshje se çfarë do të ketë me 1 shtator”, u shpreh analistja.
Maliqi është treguar kritike ndaj ndërkombëtare duke thënë se duhet t’i drejtohen edhe Serbisë dhe jo vetëm presion ndaj Kosovës.
“Ajo që është e rëndësishme është që KFOR, NATO e kanë thënë se nuk do të lejojnë trazira në Kosovë. Ka shumë presion të madh në Kosovë, por ndërkombëtarët duhet të kthehen edhe pak nga Serbia. Nëse Serbia nuk njeh targat dhe diplomat, Kosova nuk ka psi t’i njohë ato. Ndërkombëtarët po na hyjnë në hak dhe neve”, tha mes të tjerash ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 07:14 Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar