Prezantohen botimet e reja Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

10 Tetor 2023 | 18:49

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës prezantoi sot në Tiranë botimet më të rëndësishme. Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit u shpalosën botimet e vitit 2022-2023 nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Pjesë e aktiviteti ishin akademikë si Mehmet Kraja, Justina Shrioka Pula, Rauf Dhomi dhe Sabri Hamiti të cilët prezantuan botimet e reja.

“Kemi një veprimtari botuese e cila përfshin kryesisht shkencat filologjike dhe shoqërore, kemi edhe disa botime në fushën e arteve”,-tha Mehmet Kraja.

Veprimtaria botuese e Akademisë është një nga shtyllat themelore të punës së saj. Kemi një veprimtari botuese që përfshin kryesisht fushën e shkencave filologjike shekncave shoqërore dhe ekzakte. Kemi edhe disa botime nga fusha e arteve, kryesisht monografi, katalogë, kemi filluar me serinë e botimeve shkencore edhe nga kjo fushë.

Tetë botimet e reja në seksionin e Gjuhës dhe Letërsisë i prezantoi akademiku Sabri Hamiti, i cili është edhe autor i njërit prej tyre, librit “Stilografia”. Libra të tjerë në këtë seksion përfshijnë “Kryevepra e Fishtës”, nga Kujtim Shala “Shqipja Standarte Sot”, dhe “Vepra 6” nga Selman Riza.

“Sot kam nderin të paraqes 8 vëllime, të cilat i ka botuar seksioni vitet e fundit. Njëri është soji i vëllimeve autoriale që janë 4, dhe tjetri është i librave me shumë autorë që janë prodhuar nga konferencat shkencore ndërkombëtare ose konferencat për letërsinë shqipe të shek. 21”,-tha Sabri Hamiti.

Pjesë e botimeve të reja në seksionin e Shkencave Shqoërore janë libra si: “Ekonomia në Hije: Trajtim teorik dhe empirik”, “Kosova në fushën e Diplomacisë në Francë” dhe “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë”

Periudha 2002-2008 është periudha më e frytshme sa u përket botimeve në tërë historinë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës , si sa i përket sasisë, ashtu sa i përket cilësisë dhe orientimit, ndërsa botimet e reja përcjellin një frymë dhe metodologji më moderne.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026